Fermerët e fshatit Mançurisht edhe këtë vit po përballen me vështirësi sa i përket kostove të shtuara.
Imputet bujqësore si farat përmirësuese, plehrat apo kimikatet e ndryshme kanë pësuar rritje dhe sipas fermerëve janë shumë herë më të shtrenjta dhe shpesh nuk i plotësojnë rezultatet e dëshiruara.
Rritja e çmimeve ka bërë që shumë fermerë të penalizohen dhe të reduktojnë të mbjellat pranverore pasi kostot sipas tyre janë të papërballueshme.
Fermerët thonë se të punosh apo të mbjellësh tokën çdo vit po bëhet më e kushtueshme sidomos kur ata nuk gjejnë mbështetjen e duhur.
Sipas tyre sektori i bujqësisë gjithmon është përballur me vështirësi të cilat vetë fermerët i kanë “hequr”mbi kurriz.
Kur bëjnë llogaritë e asaj që hedhin me atë që marrin fermerët thonë se dalin me humbje pasi kostoja e prodhimit është shumë herë më e lartë se kosto e fitimit madje ata shtojnë se në këtë fshat shumë fermerë kanë ende prodhime të mbetura stok çka sjell pikëpyetje të mëdha në vazhdimësinë e punës së tyre.