Humbja e një personi të afërt, ndarja nga jeta e prindërve, divorci nga partneri/ja, ndjesia e boshllëkut pas humbjes së punës…, të gjitha janë mjaftueshëm arsye që të ndiheni të izoluar dhe në vetmi të plotë.
Ekspertja e shëndetit mendor, Minerva Guerrero në New York dhe Ashley Kirsner, themeluese e rrjetit social virtual “Skip the small talk” janë në një mendje kur thonë se vetmia është një ndjesi normale.
“Ndonjëherë, ne jemi vetëm me mendimet tona, frikën tonë, betejat tona dhe ëndrrat tona,” thotë Guerrero.
“Në momente rritjeje ose sfidash personale, ne mund të ndihemi të vetmuar teksa “lundrojmë” në territore të panjohura ose jemi duke rizbuluar pjesë të reja të vetes. Kjo mund ta bëjë të vështirë për ne që të ndihemi të lidhur me njerëzit e tjerë,” shton ajo.
Por, nëse ende nuk dini si ta kapërceni vetminë, ja disa këshilla praktike që mund t’i vini në zbatim për ta kapërcyer këtë fazë, shkruan Pure Wow.
1. Bëhuni pjesë e një grupi leximi ose kërcimi
2. Ndiqni aktivitete që kanë shumë njerëz (palestër, një kauzë që bën bashkë individë të ndryshëm etj).
3. Hapni një llogari në rrjete sociale
4. Telefononi miqtë
5. Dilni për një darkë ose fundjavë me familjarët
6. Vini trupin në lëvizje (not, ecje, palestër)
7. Filloni një kurs të dedikuar për aspektin shpirtëror (yoga)
8. Angazhohuni në një aktivitet artistik (punime me grep, skica, pikturë në telajo etj)
9. Flisni me të huajt, fqinjtë ose një person që e takoni rastësisht në rrugë
10. Merrni pjesë në aktivitetet vullnetare të lagjes ku jetoni (pastrimi, shpërndarja e ushqimit në një qendër sociale).