Nga Amnstia Penale një ligj shumë i diskutuar por i miratuar nga marrëveshja PS- Rithemelim ka përfituar dhe djali i Tom Doshit i cili sipas policisë është autor i një aksidenti automobilistik të ndodhur në datën 17 mars 2024, në aksin Milot Lezhë, ku u rrezikua jeta e dy personave.
James Doshi do të jetë një ndër shtetasit që do të përjashtohet nga poçedimi penal.
Sipas hetimit të Ina Media James Doshi, pas favorizimit nga Policia Rrugore e Lezhës, menjëherë pas aksidentit, “i ndrin sërish fati” nga ligji i amnistisë e për rrjedhojë nuk do ketë asnjë shqetësim nga procedurat hetimore.
Ligji i amnistisë penale përjashton nga ndjekja penale personat që kanë kryer vepra penale deri në datën 31 mars, me marzh dënimi maksimumi dy vjet burg apo gjobë.
Në këtë mënyrë Doshi nuk do të rrezikojë të shkojë fare në prokurori apo më pas gjykatë.
Të njëjtin fat të mbarë patën rreth një vit më parë dy djemtë e ish deputetit Doshi. Pavarësisht se ata u përfshinë në një konflikt fizik, një prokuror i kryeqytetit pushoi çështjen ndaj tyre.