“Shqipëria ka arritur disa rekorde që saç janë të zeza, aq janë dhe shenja të mira. Përshembull, dje në konferencë për shtyp, bëra publik një fakt, që ka një urdhëresë të nivelit më të lartë qeveritar, i atribuohet sekretarit të përgjithshëm të kryeministrit, që për çdo audit të KLSH të hapet një dosje e veçantë. I ka kapur frika nga auditet e KLSH që po thyen masivisht celularët administratës nga frika se përmbajnë komunkime kompromentuese në shkelje të ligjit.” – kështu u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha, në “Euronews Albania”.
Më tej Basha u shpreh se i gjithë sektori publik nën drejtimin e Edi Ramës trajtohet si prone privat në funksion të aferave korruptive.
“Ndërkohë që një gjë tjetër që thashë në konferencë, sot e konfirmoi një nga ministrat e kabinetit, që ka një numër shumë të lartë vakaturash në administratën publike. Jo se shqiptarët nuk duan apo nuk kanë nevojë të përparojnë edhe në sektorin publik, por se e kanë kuptuar që sektori publik për momentin nën Edi Ramën, si i gjithë shteti, trajtohet si një pronë private në funksion të aferave korruptive. Dhe frika që i ka kapur është lajm i mirë. Kjo frikë i ka kapur se SPAK më në fund po fillon të justifikojë deri dikun besimin e qytetarëve. Por akoma duhet të justifikojë pritshmëritë që qytetarët kanë, duke i goditur dhe duke i vënë para drejtësisë pa asnjë dallim zyrtarët që kanë abuzuar me paratë dhe pasuritë e shqiptarëve.” – përfundoi ai.