Beni nje eksperiment te thjeshte. Merrini nominalisht fituesit e provimit te magjistratures dhe futini tek lista e patronazhisteve. Pjesa derrmuese e tyre rezultojne si votues te sigurte te Partise Socialiste.
Pastaj beni dhe nje kerkim te thjeshte ne google. Do te rezultoje qe shumica derrmuese e tyre figurojne si te punesuar ne institucionet me politike te vendit. Juriste ne ujesjellesa, koordinator informimi neper institucione, femije e farefis vettingashesh, politikanesh e keshtu me radhe.
Qe votuesi i Rilindjes eshte me inteligjent dhe me i prirur akademikisht se sa pjesa tjeter e shoqerise, kjo eshte e qarte si kristali. Ndaj keta fitojne cdo konkurs.
Megjithate lista e fituesve te magjistratures eshte potencialisht nje skene e madhe krimi, qe kap drejtesine per 50 vitet e ardhshme. Ndaj fillimisht duhet pezulluar nga detyra titullari i Shkolles se Magjistratures.
Paralelisht SPAK duhet te sekuestroje ne cilesine e proves materiale provimet e kandidateve. Kompania qe ka ofruar sherbimin elektronik te vleresimit te provimeve po ashtu duhet te merret nen hetim derisa te sqarohet e gjitha.
Ndoshta e gjitha eshte nje problem teknik. Ndoshta rilindasi mesatar eshte me te vertete me inteligjent se sa shqiptari mesatar. Por nje verifikim i thjeshte nuk do t’i bente keq askujt. Aq me teper ketyre qe kane patur ne dore procesin e vleresimit, te cilet keshtu do te pastronin edhe cdo dyshim./kapitali.al