Erion Veliaj të martën do të jetë në SPAK, ku do të merret në pyetje nga prokurorët në lidhje me korrupsionin në bashkinë që ai drejton.
Këtë e ka bërë të ditur me një mesazh në Facebook, gazetari Enton Abilekaj.
Sipas Abilekajt, pasi i ka ardhur fletëthirrja që të paraqitet në SPAK, sot Veliaj na doli në ekranin e tij për të lajmëruar, se gjoja do të shkojë vetë në SPAK për të paraqitur prova.
‘Kjo është e frikshme.
Pasi mori fletëthirrjen nga SPAK që të shkojë të martën, Veliaj del 3 ditë përpara dhe deklaron që do shkojë vetë.
Do u japë edhe zyra, edhe info, dosje, pra do behet vete prokuror i çështjes së Inceneratorëve’, shkruan gazetari Enton Abilekaj në Facebook.