Nga data 13 deri më 15 qershor, udhëheqësit e vendeve të G7-s do të takohen në Itali. Për herë të parë do të marrë pjesë edhe Papa Françesku.
Grupi 7 përbëhet nga shtatë shtete: Italia, Kanadaja, Franca, Gjermania, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bashkimi Evropian përfaqësohet nga presidentët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian. Këtë vit, në Samitin kushtuar inteligjencës artificiale, Papa Françesku do të marrë pjesë për herë të parë.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
“Jam i bindur se Shenjtëria e Tij do të ndihmojë në krijimin e një kuadri rregullator, etik dhe kulturor për inteligjencën artificiale”, ka thënë kryeministria italiane.