Futbollisti shqiptar futet në historinë e Dinamos së Zagrebit, bëhet lojtari i dytë me më shumë…

Mesfushori shqiptar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi, është bërë lojtari i dytë me më së shumti paraqitje te skuadra e Dinamos së Zagrebit. Këtë statistikë Ademi e regjistroi ditën e sotme në triumfin 0-1 ndaj Varazhdinit. Mesfushori u aktivizua në minutën e 85-të të sfidës.

 

Me këtë paraqitje Ademi ka arritur 400 ndeshje me fanellën e gjigantit kroat. Para tij në listë është vetëm ish-portieri Drazen Ladiç me 468 paraqitje.

32-vjeçari u transferua te Dinamo në vitin 2010 si lojtar i lirë nga Shibeniku. Gjatë kësaj periudhe ai fitoi 12 tituj kampioni me Dinamon e Zagrebit.

Artikulli paraprakDëshmia e profesorit të njohur të Mjekësisë Ligjore: Si u zbulua autori i vrasjes së bariut në Tepelenë në korrik ’79, i cili pasi e kishte goditur viktimën me sëpatë…
Artikulli tjetër“Pushtimi rus i Ukrainës ka vënë zgjerimin në krye të agjendës së unionit”/ DW: A mundet BE të përballojë financiarisht vende të reja anëtare?