“Larg zonës së banuar dhe hapësirë e pamjaftueshme për të gjithë”- Transferimi i tregut ngre në protestë tregtarët e Belshit

Tregtarët në Belsh janë ngritur sërish në protestë duke kundërshtuar spostimin  e tregut nga periferia e qytetit,  drejt fshatit Marinëz, që ndodhet rreth 5 kilometra nga Belshi.

 

Gjatë protestës së sotme ata kanë çarë kordonin e policisë dhe kanë hyrë në ambientet e bashkisë, duke prentenduar se spostimi i tregut është i padrejtë, dukeqëenëse ndodhet larg një zonë të banuar dhe askush nuk shkon për të blerë.

Po ashtu sipas tyre, për shkak të hapësirës së vogël është e pamundur që të gjithë tregtarët të zhvendosen atje.

Nga spostimi i tregut preken të paktën 300 tregtarë. Ata pretendojnë se nuk do tërhiqen nga kërkesa e drejtë e tyre dhe se do t’i përshkallëzojnë protestat deri në bllokimin e rrugëve.

Tregtarët thonë se Bashkia e Belshit nuk është konsultuar me ta kur e ka marrë vendimin.

Artikulli paraprakKievi ankohet: Telegram ka bllokuar programet e inteligjencës ukrainase
Artikulli tjetër“Mund të ndodhë të martën”/ Paralajmërimi i Karamuços: Një person shumë i rëndësishëm do arrestohet këtë javë