“The Guardian”: Tirana, kryeqyteti pas “perdes së hekurt” që ka shumë për të zbuluar

Media britanike “The Guardian” i ka kushtuar një shkrim Shqipërisë, si një nga destinacionet kulturore për t’u zbuluar pas “perdes së hekurt” të komunizmit. Në shkrimin e gazetarit Rachel Mills përshkruhet udhëtimi i tij nga Londra në Tiranë, përmes rrugëve mesjetare të Chambéry-t, Barit dhe Tiranës, kryeqytetit dinamik të Shqipërisë.

 

Kujtimet e mia kryesore, duke lëvizur nëpër vendet me tren, gjatë një udhëtimi nga Londra në Shqipëri, janë të fshatrave nën shkëlqimin e perëndimit të diellit. Më kujtohen selvitë, fshatrat me çati të kuqe me kishat katrore, tokat bujqësore në rripa të rregullta dhe vreshta rresht pas rreshti.

Njerëzit dukeshin të habitur kur u thashë se po udhëtoja nga Londra për në Shqipëri, një udhëtim që zgjati 4 ditë. Në Shqipëri mbërrij me traget nga Italia në Portin e Durrësit dhe që aty në kryeqytetin Tiranë.

Vetë Tirana është një vend për t’u zbuluar. Bëni një shëtitje te Piramida historike e Tiranës , e cila qëndron si një simbol dhe monument ndryshimi.  Me pas sheshi Skënderbej është një hapësirë publike e shkëlqyeshme për këmbësorë. Historia e Shqipërisë pas ‘perdes së hekurt’ zbulohet në muzetë Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2, bunkerët bërthamorë të paharrueshëm”, shkruan The Guardian.

Artikulli paraprakAgjencia e Statistikave të Kosovës: Serbët në veri rezistojnë të regjistrohen, por jo ata në jug! Çfarë do të ndodhë nëse s’marrin pjesë në projekt
Artikulli tjetërZgjedhjet për shefin e ri të NATOS/ Turqia mbështet kryeministrin aktual të Holandës, Mark Rutte