Analisti Poli Hoxha dhe njëkohësisht drejtori i medies online ‘Alfapress.al’ në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, deklaroi se Konventa e Partisë së Lirisë e organizuar nga Ilir Meta, ishte thuajse një dështim, për shkak se nuk kishte njerëz në sallë, dhe në minutat e fundit sallën ja mbushi Berisha.
Sipas Hoxhës, janë ende të paqarta arsyet se përse Meta është ftohur me Berishën, gjë që u pa edhe në nivelin e ulët të përfaqësimit që pati ‘Rithemelimi’, duke dërguar vetëm Belind Këlliçin dhe Klevis Balliun dhe jo nivel nënkryetarësh apo sekretari të Përgjithshëm.
“Pashë një Ilir Meta të zhgënjyer. Tha se do të filloj Konventa në 10. U nxeh me organizatorët se shkoi në 10 pa 10 e pa që salla ishte thuajse bosh. Pati një ndërhyrje nga Berisha që ja mbushi sallën.. aq sa u mbush. Berisha ja mbushi sallën. Nuk i çoi nivelin më të lartë partiak, por i çoi Belindin dhe Balliun. Nuk çoi nivele të larta. Meta ishte pak i rënduar dhe vajti te Berisha me shumë pak njerëz.”, tha Hoxha.