Gjykata e Lezhës ka lënë në burg drejtorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Kurbin, Jetmir Muzhika, ndërsa në fuqi ka lënë edhe masën arrest në shtëpi për ish-drejtorin e IKMT Lezhë, Flori Gjini.
Sa i përket tre inspektorëve të tjerë ata do të mbeten të pezulluar nga detyra.
Seanca gjyqësore, e cila ka zgjatur më shumë se dy orë, është drejtuar nga gjyqtare Eglantina Biba.
Bëhet fjalë për subjektin e Gëzim Çelës i njohu si “Baroni i Drogës” në hyrje të Patokut ku ishte bërë një shtesë pa leje.
Hetimet nga Prokuroria e Lezhës nën drejtim nga Sabri Kastrati kanë zgjatur prej 6 muajsh.