Të pamposhturit e sezonit, Ksabi Alonso: Roma e De Rosit të frikëson

Kampion i Bundesligës në mënyrën më surprizë të mundshme, por natyrisht të merituar dhe 46 ndeshje sezonale pa pësuar asnjë humbje.

 

Janë këto “Aspirinat” e Bajer Leverkusenit këtë sezon, të cilët kërkojnë të vazhdojnë të mahnitin, teksa sot ndaj Romës, në stadiumin “Olimpiko”, do të provojnë të presin përpara kohe edhe biletën për finalen e Ligës së Europës. Gjithsesi, përballë Romës së Daniele De Rosit, e cila ka ndryshuar ritëm pas ardhjes në stol të ish-kapitenit verdhekuq, ka ndryshuar për mirë, siç pranon vetë “njeriu i mrekullive”, Ksabi Alonso.

“Nuk është një rastësi që kanë mbërritur të gjitha këto rezultate pozitive radhazi dhe nuk është aspak një rastësi nëse në këto ndeshje të fundit kemi shënuar shumë gola pas minutës së 90-të në kampionat. Sepse ndryshe nuk arrihet të fitohet Bundesliga, të jemi në finalen e Kupës së Gjermanisë dhe në gjysmëfinalen e Ligës së Europës. Përkundrazi, objektivi unë është që t’i fitojmë të gjitha turnetë në të cilët jemi ende pjesë, ndonëse sigurisht nuk do të jetë e lehtë. Sidomos në Europë, ku përballë do të gjejmë një skuadër si Roma, të rilindur pas ardhjes së Daniele De Rosit. Madje, e gjej veten time te De Rosi, te historia e tij si futbollist dhe trajner. Daniele, pasi ka qenë një lojtar i madh, po tregohet i tillë dhe si trajner, pasi Roma ka ndryshuar fytyrë pas ardhjes së tij”, tha trajneri i Leverkusenit.

Artikulli paraprak“Në Kuvend bëhet teatër”- Alibeaj për votën e emigrantëve: Do i drejtohemi SPAK, po shkelet Kushtetuta dhe vendimi i GJK
Artikulli tjetërBanderola ‘Dua të votoj në 2025’ u shfaq në Kuvend, Basha: PD, forca e vetme politike që ka kërkuar qartësisht mundësimin e votës së diasporës