“Është kartë e djegur”, Basha: Nuk merrem me zotin Meta, as me mashat e tij!

Kreu i PD Lulzim Basha, në një konferencë për mediat, foli në lidhje me shkuarjen e kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në SPAK dhe ish presidentin Ilir Meta.

Ai ka deklaruar se zoti Meta për të është “kartë e djegur”.

“Nuk merrem me zotin Meta, as me mashat e tij. Punë kemi me zotin Rama, me zotin Veliaj. Zoti Meta është kartë e djegur”, tha ai.

Mbi shkuarjen e Veliajt në Prokurorinë e Përgjithshme, ai tha se kërkohet drejtësi për qytetarët.

“Kur dikush është në SPAK për korrupsion i denoncuar me qindra herë nga unë, të marrësh flamurin pasi ka shkuar në Spak më duket shije e shpifur.
Nuk është hakmarrje ndaj Veliajt, por drejtësi për qytetarët, sidomos atyre të Tiranës kur kryeqyteti u përdor li lavatricce për pastrimin e parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Veliaj zbuloi vërtetë në ç’gjendje mendore ndodhet kur tha se ikur te prokurorët si koleg”, tha ai.

Artikulli paraprak“Përgjigjet do t’i jap të enjten në Kuvend”, Basha i përgjigjet Manjës: U kap me presh në duar, liroi 100 të dënuar nga GJKKO
Artikulli tjetërBasha kundër paktit PS-Rithemelimi për reformën në drejtësi: Do të ankohemi te OPDAT dhe EURALIUS