Përcillet për në banesën e fundit çifti i moshuar në Dropull, mbetet ende mister vrasja e tyre

Çifti i të moshuarve, Kosta Ilia, 84 vjeç, dhe Kleoniqi Ikia, 88 vjeçe, u përcollën për në banesën e fundit.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur vrasjen e mistershme të çiftit të moshuarve më 2 maj 2024 në fshatin Brodishtë të Bashkisë së Dropullit.

Çifti i të moshuarve u gjetën të pajetë dhe me shenja dhune në trup.

Deri tani janë 12 të shoqëruar, por ende nuk ka të arrestuar.

E moshuara u gjet e pajetë në banesë, ndërsa 84-vjeçari u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tyre.

Policia e Gjirokastrës ka bindjen se çifti i të moshuarve është vrarë me sende të forta nga persona që kanë hyrë në banesën e tyre.

Paralelisht po hetohet edhe për motivet pasi pista e grabitjes është rrëzuar. Shtëpia është gjetur e rregullt dhe nuk ka shenja kontrollesh si dhe janë gjetur sasi parash që i përkisnin çiftit të të moshuarve.

Artikulli paraprakBasha kundër paktit PS-Rithemelimi për reformën në drejtësi: Do të ankohemi te OPDAT dhe EURALIUS
Artikulli tjetërFJALA E PLOTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË KONFERENCËN ME GAZETARËT