Anëtarja e Kryesisë së PD-së: PS dhe Rithemelimi po shpikin mekanizma për të vënë në kontroll Reformën në Drejtësi!

Me tone të larta është zhvilluar debati në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, mes anëtares së Kryesisë së PD-së Taulanta Jupit dhe analistit Genc Burimi.

Jupi tha se socialistët në bashkëpunim me Rithemelimin po shpikin mekanizmat për të vënë në kontroll Reformën në Drejtësi. Për gazetarin Arbër Hitaj, Jupi tha se koha i ka dhënë të drejtë deklaratave të Lulzim Bashës.

‘Një minim të asaj reformë aq shumë të investuar nga partnerët tanë ndërkombëtare. Koha i dha të drejtë Bashës për amnistinë penale. Prej disa muajsh PD po bën një betejë që PS në bashkëpunim me atë deputetë të cilët menduan se duke bërë ato shou arritën një marrëveshje, një nga marrëveshjet e tyre ishte edhe ligji për amnistinë. Çfarë mori Rithemelimi, dakordësuan mos zgjatjen afatit të punës për Reformën Zgjedhore, pa një produkt për një reformë të re zgjedhore. Është një shou dhe teatër që deputetët e Rithemelimit bënin, ndërsa jashtë bënin marrëveshje, që nuk janë në interes të qytetarëve shqiptar.

Që prej dhjetorit kemi një deklaratë të deputetëve të PS-së për të nxjerrë mekanizma ligjor që do të duhet që Kuvendi i Shqipërisë të kontrollonte punën e SPAK. Që në atë moment qoftë Basha qoftë PD e kanë denoncuar. Bashkimi i votave, kanë miratuar amnistinë në emër të një akti human. Të gjitha mekanizmat që po shpiken po kërkojnë të vënë në kontroll funksionim e reformës në Drejtësi.’- tha Jupi.

Artikulli paraprak“Mjekësia” kundër punës me detyrim/ Drafti kundër emigrimit, studentët: S’na pyetën. Kemi gati projektin tonë
Artikulli tjetër“Spitallës i mungon infrastruktura bazë”, denoncimi i kreut të PD, Durrës, Joni Myshketa: Ujërat e zeza janë rrezik për mijëra banorëve që jetojnë aty