Ergys Mërtiri i ftuar në emisionin Bilardo në MCN TV ka komentuar paraqitjen prej disa orësh para disa ditësh të kryebashkiakut Erion Veliaj në SPAK të cilin e konsideroi si një person në hetim.
Ai tha se Veliaj është i trembur dhe pse kërkon të maskoj frikën, por gjuha me të cilën foli më pas duke vjell vrer ndaj medias është gjuha e atij që ndjen se terreni po i tundet poshtë.
Sipas tij, kjo është një ngjarje e rëndësishme duke marrë parasysh se Veliaj është dhe një figurë e rëndësishme e socialistëve dhe qeverisë.
“Hetimi i Erion Veliajt se mendoj se do jetë në hetim dhe pse ai mund të thotë që dua vetë, por në fakt ai duket që do jetë në hetim se si do shkojë hetimi do shihet, por nuk besoj se nisin hetimet aty ku ka gjasa që personi i hetuar të bjerë brenda. Veliaj është i trembur dhe pse kërkon të maskoj frikën duke e shfaqur veprimin e tij si kontribut duke u shprehur se shkova për të denoncuar me dëshirën time. Gjuha me të cilën foli më pas duke vjell vrer ndaj medias është gjuha e atij që ndjen se terreni po i tundet poshtë dhe ndjen pasiguri, vjell zjarr për të djegur tokën nga pasiguria. Për mua është ngjarje e rëndësishme sepse Veliaj është figura e rëndësishme e socialistëve dhe qeverisë, pasi është projektuar dhe si pasardhësi i Ramës.”
I pyetur kush e projektoi si të tillë, Mërtiri tha se kështu është impostuar vetë Veliaj për shkak dhe të pushtetit dhe buxhetit të madh që ka sepse nuk beson se Rama e projekton.
“Rama është nga ata që nuk do të ikë kurrë aq më tepër të përgatisë momentin e ikjes së vetë. Kjo vjen nga Enver Hoxha që vrau shokët e vetë për të lënë rrugën për pasardhësit e vetë. Të njëjtën gjë bëjnë dhe ata që janë me një këmbë në varr politikisht, por nuk besoj se Rama, Meta janë nga ata, mendojnë se nuk do vdesin ndonjëherë, që nuk kanë trashëgimi. Ramës nuk po i vjen akoma afati. Në fakt Veliaj është mëritur nga kjo dhe ka pasur momente të caktuara dhe shkëndija për të shtyrë karrocën e Ramës të rrokulliset. Është krijuar kjo ide, por jo shumë e dukshme sepse nuk mund ti prishë punë vetes deri në atë pikë.”
Më tej ai shtoi se këtu pushteti është fituar në përgjithësi kemi rastin e Bashës që u adhurua, ose rastin e të tjerëve që e fitojnë me tendera dhe pallate me leje ndërtimi, Rama kështu e ka marrë.
“Beteja politike pa suportin financiar, pa oligarkinë, pa njerëz me pushtet nuk ka. Fenomenin e dimë se nëse Tirana sot është e betonizuar e ka bërë Rama ku përmes ndërtuesve fuqizoi vetveten financiarisht dhe politikisht dhe akumuloi pushtet. Besoj se pushteti këtu në Shqipëri kemi pushtetin real që kemi institucionet, por kemi dhe pushtetin informal dhe kjo botë e nënhije shpeshherë është reale, janë ata që qarkullojnë paratë dhe interesat. Elementë të kësaj mund të jenë kudo, por nëse institucionet janë të forta ky rrjet nuk ecën, nëse janë të dobëta se lë ky rrjeti sepse ka një garë mes shtetit formal dhe atij informal.”