Shkencat natyrore, matematika, Fizika dhe Biokimia po njohin çdo vit rënie të numrit të studentëve që zgjedhin të regjistrohen. Kjo nuk do të thotë se Shqipërisë do t’i mungojnë shkencëtarët në një të ardhme, sepse, ndoshta “shkencëtarët” e shkencave ekzakte e kanë humbur me kohë garën në tregun global, por rrezikohet që të mbetemi pa mësues. Lëndët e shkencave ekzakte janë ndër lëndët kryesore në të gjithë ciklet e m
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në vitin akademik 2023-2024, në këto degë janë regjistruar 2.297 studentë, shifër kjo rreth 50% më e ulët krahasuar me vitin 2021-2022 ku numëroheshin 4.553 studentë në vitin e parë.
Ekspertët e shohin me shqetësim këtë rënie të interesit, duke rrezikuar që në të ardhmen të mos ketë mësues matematike, kimie apo fizike për brezat e rinj. Paralelisht, interesi në rënie ka ardhur edhe për shkenca arsimi, humane apo sociale, degë të cilat kanë shënuar rënie të numrit të studentëve.
Biznes, administrim dhe ligj janë degët që kanë numrin më të lartë të studentëve të regjistruar, por edhe këto kanë njohur rënie të numrit të të rinjve që i përzgjedhin nga viti në vit.
Në dy vitet e fundit, interesi i të rinjve për tu shkolluar është drejt lëndëve mjekësore por edhe Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim. Degë këto që kanë një kërkesë edhe për punësim në nivel ndërkombëtare.