Në orën 12:30 shtetasi Erdgys Arrazi i cili është i arrestuar si i dyshuar për dhunë në familje dhe për rrjedhojë shkaktimin e vetëvrasjes të Alma Arrazit dhe mbytjes së fëmijëve të këtij çifti në lumin Buna, do të dalë përpara gjykatës se Shkodrës për t’u njohur me masën e sigurisë. 31 vjeçari do të dalë përpara gjyqtarit Sokol Shehu ndërsa prokuror i çështjes është Ledion Tema.
Më përpara në polici pasi është marrë në pyetje Arrazi ka mohuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij apo 3 fëmijët e mitur ndërsa ka deklaruar se Alma Arrazi merrte medikante për shkak të depresionit dhe stresit herë pas here.
Dy prej trupave janë gjetur ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e dy trupave të tjerë, nënës dhe djalit 4 vjeçar, ndërsa më përpara u gjetën vajza 9 vjeçare nga një peshkatar në mënyrë rastësore dhe vajza 8 vjeçe ditën e djeshme.