E ftuar në Report TV, anëtarja e kryesisë së PD, Taulanda Jupi, u shpreh se “problemi është Edi Rama dhe qeveria e tij që megjithë korrupsionin që e ka grryer po “shtrin duart” për të kontrolluar SPAK -un”.
“Reforma në Drejtësi është e kërcënuar dhe po ka një gjë të drejtë që po bën Partia Demokratike janë pikërisht propozimet e depozituara në Kuvendin e Shqipërisë për të mbështetur SPAK-un me mjete financiare, me mjete logjistike dhe burime njerëzore, me qëllim që të energjizohet puna e SPAK-ut, të rritet ritmi i punës duke ruajtuar cilësinë e standartin dhe duke i shërbyer shtetit të së drejtës.” – tha më tej Jupi.
“Sot kemi një kryeministër dhe qeveri të korruptuar që ka më shumë ministra e drejtorë më dyert e SPAK-ut se sa në zyrat në shërbim të qytetarëve.
Sot duhet të flasim për një kryeministër që duhet minimalisht të japë dorheqjen sepse duhet të mbajë përgjegjësi për njerëzit dhe bashkpunëtorët që zgjedh.” – përfundoi ajo.