Nëpërmjet një njoftimi nga Kuvendi, bëhet e ditur se Orjola Pampuri dhe Arbi Agalliu janë shkarkuar si sekretar dhe nënkryetare e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Në vend të tyre janë emëruar Ervin Salianji dhe Albana Vokshi si nënkryetar grupi dhe Elda Hoti si sekretare e grupit parlamentar.
Me interes është çështja e pazarit të PS dhe Rithemelimit, të cilët tashmë nuk e fshehin më bashkëpunimin e tyre. Nga ana tjetër kryetarja e Kuvendit po vazhdon që në mënyrë të jashtëligjshme, të vendos në mënyrë private se kush është Parta Demikratike dhe grupi i saj parlamentarë.
Për këto shkelje të njëpasnjëshme, ajo edhe është paditur në SPAK nga PD për shpërdorim detyre. Aktualisht statusin ligjorë-juridik si PD, e ka vetëm forca politike me kryetarë Lulzim Basha. Kjo parti ka edhe grupin e saj parlamentarë, për drejtimin e të cilit është komanduar deputetja, Flutura Açka.
Se cila është PD ligjore përveç KQZ, Kolegjit Zgjedhorë dhe KAS në zgjedhjet e fundit të 14 majit dhe ato në Kukës, e ka certifikuar edhe vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit, e cila hodhi poshtë “Këshillin Kombëtarë” të Gazment Bardhit dhe rikonfirmoi se ka vetëm një PD me kryetarë Lulzim Bashën.
Njëkohësisht pritet edhe vendimi përfundimtarë i Apelit për “Vulën” e PD, por duket se Nikolla nuk pyet për gjykatat shqiptare dhe vazhdon që të rëndojë pozitën e saj penale duke shpërdoruar detyrën e lartë dhe shkelur Kushtetutën.
Ky grup parlamentarë që drejtohet nga Gazment Bardhi, ka për kryetarë Sali Berishën i cili drejton një lëvizje të quajtur “Rithemelim”, e cila nuk njihet nga gjykatata dhe KQZ, ndaj në të gjitha zgjedhjet e zhvilluara që kur është krijuar, aji garon nën ombrellën e Partisë së Lirisë të Ilir Metës.
Nga pikëpamja politike dhe morale, pavarësisht se militantëve dhe demokratëve u thonë se janë në “betejë” me qeverinë, në Kuvend Lindita Nikolla certifikon gjithçka që kërkon Gazment Bardhi, si i deleguar i Berishës dhe Rithemelimit të tij ilegal./Alfapress.al