Nga Ardi Sefa
Këtu e dy vjet i quajtën PD zyrtare, Bashën dhe deputetët që e mbështesin “të shitur”!
“Të shitur” në mëngjes, “të shitur” në mesditë, “të shitur” çdo mbrëmje nëpër ekranet e televizioneve, të cilat u dhanë hapësirë sa u desh qejfi.
Sipas tyre, “Shitja e Bashës dhe e PD zyrtare” shkonte pro synimit të zhbërjes dhe asgjesimit opozitës…
Po sot që të rithemeluarit e parë dhe të rithemeluarit e dytë, (të përlindurit me Gaz dhe pa gaz), bashkëpunojnë dhe pranojnë projekt-rezolutën për ngritjen në Kuvend të Komisionit të Posaçëm, për të bërë reformimin e legjislacionit, përfshirë edhe të drejtësisë kush është i shituri?
Apo kësaj here kur “i hetuari kërkon të ndryshojë rregullat e atij që heton duke përfshirë Kuvendin” quhet POLITIKË?
Njëlloj si me Amnistinë Penale?
p.s: Personalisht nuk jam kundër bashkëpunimit ndërmejt forcave politike kur bëhet fjalë për çështje madhore e në interes të kombit, përkundrazi.
Bashkëpunimi i sinqertë tregon kulturë politike, shpesh herë edhe moral.
Por në shtëpinë e të varurit nuk flitet për litar!
Prandaj shpesh herë duhen matur fjalët…