Pazari për Amnistinë Penale nxori në pah përpara shqiptarëve gënjeshtrën e madhe se u falën të korruptuarit dhe vazhdojnë në ndjekje penale protestues, që u ngritën kundër korrupsionit.
Për të fshehur luftën e hapur kundër SPAK dhe mbrojtur Edi Ramën, nonën e korrupsionit, riciklojnë të njëjtat gënjeshtra e mashtrime, a thua se në 11 vjet nuk kanë pasur çdo pushtet e nuk kanë përdorur gjithçka kundër meje, deri dhe tek korruptimi i ish-shefit të FBI-së McGonigal.
Sot shqiptarët e panë dhe e degjuan, se si i mashtruan me amnistinë, ku qëllimi ishte të amnistonin të korruptuarit.