Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ishte e ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv ku foli për zhvillimet e fundit në PD. Sa i përket pretendimeve se u amnistuan të korruptuarit subjekte të GJKKO dhe SPAK, Pampuri u shpreh se këto dolën të vërteta edhe sot nga interpelanca e deputetit Alibeaj me ministrin Manja.
‘Nuk ka pretendime, janë të qarta. Kur ka fakte dhe argumente ka qetësi, kur nuk ka flakë dhe tym. E vërteta të cilën enne nxorëm në pah para se amnistia të votohej. Amnistinë në parim e kemi votuar të gjithë. Nuk ishim kundër amnistimit të personave që kanë dalë në protesta kundër të korruptuarve. Protestohet në çdo vend të Europës.
Kemi qenë pro që të amnistohen. Por kemi paraqitur amendamentet tona. Kishim një kusht, të mos prekeshin ata që hetoheshin nga GJKKO dhe SPAK, nga një publikim i një prej gazetarëve doli në pah që përpos ajo që u trumbetua kishte dhe personazhe që dolën disa nga zoti Manja. Ndërkohë që zoti Manja po i numëronte, ky që ka bërë një tender pa garë amnistohet, ndërsa ai që ka dalë të protestojë rri në burg. Doli në pah e vërteta që kemi thënë. Doli vetë zoti Manja që shpalosi të gjithë të vërtetat.“