Avokati Rezart Kthupi tha në studion e MCN Live se pavarësisht deklaratave të bukura të kryeministrit Rama për rezolutën anti-korrupsion, qëllimi i vërtetë i tij dhe i forcës politike që ai përfaqëson është të luftojë, të vërë kufi apo të tregojë forcë përballë SPAK-ut.
Më tej, Kthupi tha se për të luftuar korrupsionin nuk ka nevojë për reforma të jashtëzakonshme dhe komisione të posaçme, por për vullnet politik.
Po ashtu Kthupi sqaroi dhe deklaratat e djeshme të Bashës para Parlamentit. Avokati tha se Basha dhe PD-ja nuk ka asnjë problem të ulet me këdo për reforma, por që më duhet të provohet vullneti politik.
Në pikën 8 të rezolutës thuhet: “Në asnjë rast nuk do të preken institucionet e reja të drejtësisë”.
Është e shkuar e zezë mbi të bardhë. Dhe kjo gjë na bën të bëjmë një krahasim me deklaratat që bënte ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kur ishte çështja e amnistisë penale. Ai thoshte: “Nuk do të lirohet asnjë person i dënuar nga GJKKO apo i akuzuar për korrupsion”. Deklaratë publike, ndërkohë që faktet vërtetuan që jo vetëm u liruan, por edhe u liruan disa, shumë dhe krahasimi i dy realiteteve të bën të mendosh që pavarësisht deklaratave të bukura qëllimi i vërtetë i kryeministrit dhe forcës së tij politike është të luftojë, të vërë kufi apo të tregojë forcë përballë SPAK-ut. Nuk është thelbi i diskutimit fakti që u liruan disa zyrtarë të korruptuar, thelbi dhe në rastin e amnistisë penale ka qenë mesazhi që i jepet Strukturës së Posaçme. Që do të thotë: “ Ne kemi një numër votash të atillë në Parlament me të cilat mund të cenojmë të gjithë sistemin e drejtësisë.
Mesazhi që u dha ishte shumë i qartë. Sot kemi një mazhorancë me 110 vota në Parlament që ka kapacitetin për të bërë ndryshime kushtetuese.
Nëse ecim me analogji, do të ndodhë se analogjia këtu të çon.
Kemi shkuar në nëntor të vitit 2023 në Parlamentin e Shqipërisë dhe kemi propozuar një ligj që është ligji për vettingun në politikë. Nëse do merrnin rezolutën pika 5 dhe 6 vë theksin tek kontrolli i figurës së personave që mbajnë poste të larta politike apo publike. Është në të njëjtën linjë me atë që kemi depozituar si projektligj.
2 projektligje depozituam në prill të 2024 në Parlament në lidhje me kapacitetet e burimeve njerëzore të SPAK.
Nuk ka nevojë për reforma të jashtëzakonshme dhe komisione të posaçme, ka nevojë për vullnet politik. Vullnet politik çfarë do të thotë? Të shkojmë në Parlament, të diskutojmë, nuk thamë që projektligjet që kemi depozituar janë më të mirat të mundshme.
Basha tha: Nuk mundet të ketë luftë kundër korrupsionit me një mazhorancë të korruptuar.
Ne jemi dakord të diskutojmë për platforma dhe reforma.
Basha tha kemi dy ligje që jemi dakord t’i diskutojmë. Jemi dakord të bëjmë reforma parlamentare të thella. Objektivi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE i tejkalon të gjitha partitë politike, është objektiv kombëtar. Dhe në kuadër të këtij objektivi ne nuk kemi asnjë problem të ulemi me këdo për të bërë platforma dhe reforma. Por për të arritur duhet të provohet vullneti politik i palëve duke diskutuar projektligje që ndodhen prej 8 muajsh në Parlament.