Kryeredaktori i gazetës “SOT”, njëherësh gazetari i politikës, Rigels Seliman ka komentuar aktualitetin në vend, ndërsa ka shigjetuar politikanët e korruptuar. Përmes një shënimi në rrjetet sociale, zoti Seliman fton politikanët e korruptuar që të bëhen bashkëpunëtorë të drejtësisë për të mirën e vendit, ndërkohë që thekson se kreu i PD, Lulzim Basha është oferta e vetme për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza e shumëfishtë politiko-ekonomiko-socialo-juridiko.
“Të nderuar politikan të korruptuar, nuk është koha për të justifikuar veprimet e këqija, por është koha që ju të bëheni bashkëpunëtorë të drejtësisë. Korruptimi nuk është vetëm një shkelje e ligjit, por është një plagë serioze që dëmton shoqërinë tonë dhe parandalon zhvillimin e vërtetë të vendit tonë. Korruptimi shkatërron besimin e njerëzve në institucionet dhe në liderët e tyre. Por ka shpresë. Duke pranuar veprimet e gabuara të kaluar dhe duke punuar drejt ndryshimit, mund të rikuperohet integriteti dhe besimi i humbur.
Në këtë kohë të vështirë që po kalon Shqipëria pas 30 e kusur vitesh demokraci, është e rëndësishme të kemi liderë, të cilët janë të përkushtuar ndaj drejtësisë dhe integritetit. Kjo është arsyeja pse duhet të kemi besim tek kryetari i PD, Lulzim Basha. Oferta e tij për qytetarët dhe një ndër shumë pikat e platformës së tij si vetingu në politikë dhe mbështetja ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK), tregon qartë se kryedemokrati është angazhuar për të sjellë ndryshime të nevojshme, të cilat i hapin rrugë luftës kundër korrupsionit në të gjitha format e tij dhe nxjerrin vendin nga kriza e shumëfishtë politiko-ekonomiko-socialo-juridiko.
Nëse dëshironi një shoqëri më të mirë për të ardhmen tonë dhe për brezat e ardhshëm, ju ftoj të bashkoheni në luftën kundër korrupsionit dhe të besoni në ofertën e Lulzim Bashës për të drejtuar vendin në një drejtim më të mirë”, shkruan gazetari i politikës, Rigels Seliman.