Ndotja e kanaleve kulluese në Roskovec, banorët protestojnë, frikë nga sëmundjet

Depozitimi i mbetjeve të ndryshme si dhe derdhja e ujërave të zeza në kanalin kryesor që lidh tokat bujqësore me rezervuarin e Kurjanit në zonën e Roskovecit, ka bërë që banorët e fshatit Vidhishtë të ngrihen në protestë.

Ata kërkojnë pastrimin e kanalit, i cili përshkon një zonë të banuar prej më shumë se 1 km gjatësi. Banorët tregojnë se me rritjen e temperaturave, mundësia për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme rritet. Po ashtu vaditja e prodhimeve bujqësore bëhët nga ky kanal, duke shtuar rrezikun për kontaminimin e produkteve.

“Po nuk u pastrua të gjitha ça vijnë nga lart, ujërat e banjove aty qëndrojnë. Po kush po e bën. Sa herë kemi ngritur zërin, nuk e çan kokën njeri”, tha një i intervistuar.

Nga ana tjetër, Bashkia e Roskovecit pranon problemin, por ja kalon “topin” drejtorisë së ujitjes dhe kullimit në Fier, e cila shprehet e dorëzuar për shkak të mungesës së fondeve.

Përmes kryestares së saj, Bashkia u shpreh se ka djeni për problemin në fjalë, por ja kaloi përgjegjësinë Bordit Rajonal të Kullimit në Fier.

Artikulli paraprakU kthyen nga emigrimi dhe investuan në sera me perime, familja Haka: S’ka fitime
Artikulli tjetër5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde