Dëshira Mena, Drejtore Ekzekutive e Unionit të Inxhinierëve, e ftuar në rubrikën e “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me Urdhrin e Inxhinierit.
Ajo ka deklaruar se Inxhinieria është faktori kryesor në zhvillimin ekonomik e strategjik të një vendi.
“Urdhri i Inxhinierit do të shqyrtohen nga Komisioni i Veprimtarive Prodhuese dhe Komisioni i Ligjeve.
Kemi zhvilluar disa protesta për të dhënë mesazhin tonë edhe ndikimin tonë në proces.
Inxhinieria është faktori kryesor në zhvillimin ekonomik e strategjik të një vendi. Kjo kërkon një sensibilizim të të gjithë individëve të ndjeshëm ndaj individëve dhe reformave që do të ndikojnë në jetën e tyre.
Refuzimi i këtyre projektligjeve do të ketë aprovimin dhe mirënjohjen tonë pasi do të tregojnë se dëgjohet zëri i profesionistëve.
Urdhri i inxhinierit do të çonte në kolaps ekonominë. Synohet të kapet shteti brenda shtetit. Është një ligj që bie në kundërshtim me ligjet dhe konventat që kemi normalisht. Kjo është për SPAK. Pse duhet të nxjerrim një ligj kundër ligjeve që kemi normalisht, nëse nuk ka qëllime korrupsioni?”, tha ajo.