Në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook, kryetari i PD, Lulzim Basha, ka postuar një video të Edi Ramës të vitit 2016, në të cilën ai flet edhe në atë kohë për votën e diasporës dhe për regjistrimin e çdo emigrani për të pasur mundësi për të votuar.
Ndonëse kanë kaluar 8 vite, Edi Rama vijon të premtojë dhe të mos e realizojë një gjë të tillë, edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Regjistrimi i çdo emigranti dhe votimi i tyre është një ndër propozimet e PD për Reformën Zgjedhore.
“Gënjeshtar” – shkruan Basha duke iu referuar Edi Ramës dhe premtimit të tij për votën e diasporës.