Denoncimi i kryetarit të PD, Roskovec: Kanali vaditës i tokave bujqësore në fshatin Vidhisht përdoret për ujërat e zeza! Bashkia nuk merr asnjë masë

Kryetari i Degës së PD, Roskovec, Syrja Misiraj, ka denoncuar rastin e kanalit që lidh tokat bujqësore të fshatit Vidhishtë me rezervuarin e Kurjanit, i cili përzihet me ujërat e zeza duke u kthyer kështu në një rrezik për prodhimet bujqësore. Në postimin e tij në Facebook, Misiraj shprehet se pavarësisht shqetësimeve të herëpasherëshme të banorëve, bashkia nuk merr asnjë masë për ta pastruar.

Reagimi i plotë i kreut të PD, Roskovec, Syrja Misiraj:

Për fermerët kanalet vaditëse janë të një rëndësie të veçantë, për shkak të prodhimeve të tyre.
Kur këto kanale nuk pastrohen dhe kur përziehen me ujëra të zeza, kjo është dyfish e rrezikshme për prodhimin bujqësor.
Ky është rasti i kanalit kryesor që lidh tokat bujqësore të fshatit Vidhishtë me rezervuarin e Kurjanit në bashkinë e Roskovecit.
Pavarësisht shqetësimeve të banorëve, kërkesave të tyre të herëpashershme dhe paralajmërimit për kontaminim të produkteve bujqësore, askush nuk e ka vënë ujin në zjarr.
Bashkia Roskovec dhe kryetarja e saj e kanë mendjen te shpenzimet e luksit dhe jo te orientimi i buxhetit për t’u ardhur në ndihmë fermerëve të fshatrave të Roskovecit.
Kryetarja e bashkisë nuk mund ta heqë përgjegjësinë nga vetja e saj dhe t’ia hedhë bordit të kullimit, sepse me ligjin e ri të Vetëqeverisjes Vendore bordet e kullimit varen pikërisht nga Bashkitë.
T’ia hedhësh fajin institucionit që ke në varësi, është të fshihesh pas gishtit dhe t’i ikësh përgjegjësisë.
Në emër të Partise Demokratike dega Roskovec, i kërkojmë institucionit të Bashkisë ta shohë me përparësi problematikën e pastrimit të kanaleve vaditëse, sepse kjo është një detyrë e saj funksionale dhe fermerët e Roskovecit kërkojnë zgjidhje të halleve të tyre.
Partia Demokratike e Shqipërisë siguron banorët dhe fermerët që në programin e saj qeverisës ky sektor do të zërë një vend të rëndësishëm, sepse për ne bujqësia është një shtyllë jetike e ekonomisë vendase.

FB IMG 1715544557254

FB IMG 1715544552455

FB IMG 1715544550064

Artikulli paraprakAçka: Rama shpërdoroi taksat duke shpërngulur administratën në Greqi për show. Çështje për SPAK!
Artikulli tjetërYndyra dhe dhjami në trup, faktorët që ndikojnë dhe si ta mbani nën kontroll. Ja këshillat që duhet të ndiqni