Fermerët e Lushnjes, Beratit dhe Fierit kanë bllokuar rrugën pranë urës së Kuçit duke protesuar mbi çmimin e ulët të shitjes së produkteve.
Për rreth një orë kërkuan ndërhyrjen e shtetit duke theksuar se nuk marrin as faturë nga pikat e shumicës dhe se vlerat ua ndyshojnë shpesh
‘’Tani nga sot e tutje asnjë prodhim nuk do të hiqet, do mbahet në serë deri sa të ngrihet’’.
Në rrugë hodhën kastraveca e domate, duke ironizuar me vlerën e ulët që kërkojnë tua blejne.
Thonë se nëse nuk do të ketë reagim protestat do të vazhdojnë.
‘’Ne do i drejtohemi kryeministrisë.
Do bëjmë denoncimin për pikat e grumbullimit që grumbullojnë prodhimin pa fatura tatimore’’.
Aktualishti sipas tyre domatja po shitet me 20 lek kg cmim të cilën e konsiderojnë nën koston që kanë shpenzuar për ta prodhuar.