Deputetja e PD, Eralda Bano, ka reaguar në lidhje me protestën e e fermerëve. Bano shprehet se është tmerr të mendosh dhe të shohësh sesi po vdes ngadalë çdo fije shprese për këdo që jeton me djersën e ballit.
Sipas saj, ministria Bujqësiesë në vend që të mbështesë fermerët për mundin e tyre, e ka mendjen për të vjedhur fonde.
Reagimi i deputetes së PD, Eralda Bano:
Është një tmerr të mendosh dhe të shohësh sesi po vdes ngadalë çdo fije shprese për këdo që jeton me djersën e ballit.
Ndjej dhimbje teksa shoh mundin e fermerëve të hedhur në rrugë. Shtet i ndyrë!
Ministria e Bujqësisë që në vend të mbështesë ata fermerët që kanë dalë në Fier, Lushnje, Berat, Kavajë dhe Vlorë për mundin e tyre, e kanë mendjen vetëm për të vjedhur fondet.
A kanë Perëndi këta njerëz kaq të këqinj a jo? Zoti i faltë për gjynahet që po i bëjnë njerëzve që punojnë e mbajnë familjen me djersën e ballit e me mund pa fund.
Zoti i faltë sepse unë e di që shqiptarët nuk do i falin kurrë!