Kërkoi lehtësimin e masës së sigurisë, GJKKO merr vendim për Ramazan Rrajën

Gjykata e Posaçme nuk ka pranuar kërkesën e Ramazan Rrajës për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrimit për t u paraqitur në policinë gjyqësore” ose ajo e “arrestit në shtëpi”.  

 

Nipi i ish-deputetit te PS dyshohet për përfshirje në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, në vendin e njohur si mbikalimi i Shkozetit, ngjarje e ndodhur në nëntor të 2019.

NJOFTIMI:

  1. Kërkuesi Ramazan Rrahja më datë 08.04.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimi i masës së sigurimit personal “arrest në burg” të caktuar me vendimin nr.308 akti, dt.21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të caktohet masa e sigurimit ajo e “Detyrimit për t u paraqitur në policinë gjyqësore” ose ajo e “Arrestit në shtëpi” .
  2. Në përfundim të gjykimit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me Vendimin Nr. 214, Nr.Regj. Them 214, datë 13.05.2024 vendosi:
  1. Papranueshmërinë e kërkesës penale me numër 214 rregjistri themeltar, datë rregjistrimi 08.04.2024 me kërkues Ramazan Rraja me objekt “Zëvendësimi i masës së sigurimit”, për shkak të heqjes dorë.
  2. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të kërkuesit.
  3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimit.

U shpall sot në Tiranë, më datë 13.05.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Artikulli paraprakMë shumë se 35 mijë persona të vrarë në Gaza, Blinken: Në sulmet e Izraelit ka më shumë viktima civile sesa terroristë
Artikulli tjetërSuedia iu bashkua aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s në mars, kryeministri suedez i hapur për pranimin e armëve bërthamore