Mitingu i Ramës në Athinë, Basha në “Drejt”: Duhet hetuar se me shpenzimet e kujt shkoi administrata në Greqi

I ftuar në emisionin “Drejt” nga Luan Rama, kreu i PD, Lulzim Basha, u shpreh se “duhet hetuar se me shpenzimet e kujt shkoi administrata e Edi Ramës në Greqi”.

Basha: Si mund të mos reagoja kur njeriu që është përgjegjës për largimin më të madh të shqiptarëve në 34 vite, drejtpërdrejtë oërgjegjës, në fund të mandatit të tij të tretë, pasi ka plotë 4 palë zgjedhje që premton votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, shkon atje me administratën publike me vete që është një çështje për t’u zbardhur. Si udhëtuan këta njerëz, me shpenzimet e kujt udhëtuan aty, për të krijuar një mizensen e cila nuk bind askënd. Ne e dimë që në Greqi ka me qindra e mijëra bashkëatdhetarë, numrat varijojnë nga 600-900 mijë dhe afërmendsh, çdo politikan kryesor i vendit mund të organizojë një tubim nëse dëshiron të organizojë një tubim. Pse duhet ta ngresh administratën, ta shkulësh administratën nga Tirana për ta çuar atje? Që të ndihet mirë Edi Rama? Po si ndihen ata shqiptarë që ka përzënë në këto 11 vite? Si ndihen ata shqiptarë mendojnë ditë për dfitë të largohen pikërisht për shkak të keqqeverisjes, të korrupsionit të Edi Ramës që ka varfëruar vendin dhe ka pamundësuar shanset për një jetë normale për mijëra e mijëra shqiptarë. Sot jemi 13 maj, është bërë para 1 viti censusi, pse nuk publikohen të dhënat e censusit. Sepse, pavarësisht prej alibive që gjoja me hakerime, fakti është që të dhënat janë tronditëse. Dhe tregojnë se darama më e madhe që ka shkaktuar Edi Rama, produkt i të gjithë dramave të tjera, është shpopullimi i Shqipërisë.

Artikulli paraprakGazetari “zhvesh lakuriq” Edi Ramën: Është demagog dhe sundues autoritar
Artikulli tjetërBasha: Shqipëria nën hetim për fondet e BE-së, Beogradi ka marrë 2.5 herë më shumë fonde se qeveria e Ramës