PSG insiston për James Rodriguez

Jo vetëm klubet e Serisë A në ndjekje të James Rodriguez. Numri 10 i Realit të Madridit, duke qenë se po i jepet shumë pak hapësirë nga Zinedine Zidane të Los Blancos, mund të lërë “Santiago Bernabeun”, që në sesionin e ardhshëm të merkatos, dhe që tani janë disa klube europiane që po interesohen për të blerë futbollistin kolumbian. Përveç klubeve të Serisë A, ku më konkret ka qenë interesi i Interit që tentoi ta merte që në verë, risia mund të jetë futja fuqishëm në garë e PSG, që siç raportojnë mediat franceze dëshiron të mos ta lërë këtë rast t’i shpëtojë nga duart.
Skuadra e Unay Emery për momentin ndodhet në vendin e tretë të klasifikimit të Ligue 1, dhe po has vështirësi për të mbajtur ritmin e Nisë dhe Monaco. Pikërisht për këtë arsye, pronari i klubit parisien, Nasser Al-Khelaifi, mund të vendosë që të bëjë një investim të rëndësishëm që në janar, me James Rodriguez që duket se ka profilin perfekt për t’i ridhënë kualitet sulmit të PSG, pas lamtumirës së Zlatan Ibrahimoviç. Për kolumbianin Ligue 1, nuk do të ishte një risi, pasi ka luajtur aty në sezonin 2013-2014 me fanellën e Monaco.
Paris Saint Germain mendon seriozisht për talentin Julian Weigl. Pak ditë më parë, mediat spanjolle raportonin se Real Madridi ka një opsion për mesfushorin e ri gjerman, por klubi francez kërkon të ndërhyjë menjëherë në janar për të gjetur një akord me Borussia Dortmund. 21-vjeçari i cili është tashmë edhe pjesë e kombëtares gjermane, vlen të paktë 25 mln euro, shumë kjo që nuk përbën problem për PSG, por është trajneri Tuchel, i cili ka kërkuar që në merkaton e dimrit të mos ketë asnjë largim nga skuadra.

Pepe drejt largimit nga Reali

Për mbrojtësin Pepe mund të jenë muajt e fundit të një aventure të gjatë 10-vjeçare te Real Madridi. Portugezi ka kontratë deri në qershorin e ardhshëm dhe teksa nuk ka asnjë sinjal për rinovim të mundshëm për të kanë ardhur oferta të rëndësishme nga Anglia, por edhe të çmendura nga ana ekonomike nga klube kineze. Gjithsesi, Pepe ende nuk ka vendosur dhe po pret një rinovim të mundshëm me Real Madridin për ta mbyllur karrierën si futbollisht pikërisht me “los blancos”, e nëse kjo nuk ndodh atëherë do ta shikojmë me shumë mundësi në Premier League.

De Boer tek Galatasaray?

Frank De Boer mund të mbyllë pushimet që mori pas shkarkimit nga Interi për të nisur një aventurë të re në kampionatin turk. Trajneri holandez është shënjestruar nga Galatasaray si pasuesi i bashkëkombasit të tij, Riekerink në stol edhe pse ky i fundit largoi krizën me 2 fitore në ndeshjet e fundit. Gjithsesi në janar do të merret vendimi përfundimtar nga drejtuesit për stolin teksa kandidat është edhe ish-trajneri i Hannoverit, Thomas Schaaf.

Chicharito drejt Manchester United

Për Chicharito Hernandez ndoshta ka ardhur koha e rikthimit në Premier League si protagonist. Ish-lojtari i Manchester United, tashmë një bomber me Bayer Leverkusen ka disa oferta për merkaton e dimrit me Liverpoolin dhe Tottenhamin në krye. 28-vjeçari ndiqet edhe nga Valencia e Prandellit, por në preferencat e tij është kampionati anglez dhe nuk mund të refuzonte një ofertë nga Jurgen Klopp. Chicharito u ble për 10 mln euro në 2015 nga Bayer Leverkusen, por tashmë vlen trefish dhe drejtuesit vështirë ta lënë të lirë që në janar.

Artikulli paraprakDraxler ikën në janar
Artikulli tjetërMesi e Suarez kthejnë Barcën te fitorja