Policia ka nisur hetim ndaj dy penalisht dy prej fermerëve të cilët një ditë më parë në shenjë proteste, bllokuan aksin Berat-Lushnjë.
Sipas policisë, shtetasit A. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë dhe M. Z., 43 vjeç, banues në Dimal, janë organizatorët e protestës
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë dhe M. Z., 43 vjeç, banues në Dimal, pasi në vendin e quajtur “Ura e Kuçit”, kanë organizuar një protestë, si pasojë e së cilës është bllokuar aksi rrugor “Berat-Lushnjë”, njofton policia.