Konferenca COSAP, Kreshnik Çollaku: Shqipëria bllokon me “veto” Serbinë, pasi kjo e fundit nuk pranoi anëtarësimin e Kosovës në këtë komision

Nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku, është duke marrë pjesë në konferencën e Komisioneve për Çështjet Europiane të Evropës Juglindore, që po mbahet në Podgoric. Në një postim në Facebook, Çollaku shprehet se një nga kërkesat që kishte bërë Shqipëria, ishte pranimi i Kosovës në COSAP, kërkesë që u bllokua nga delegacioni Serb.

Si kundërpërgjigje, deputeti i PD shprehet se Shqipëria i vendosi Veto propozimeve të Serbisë për t’i përfshirë në Rezolutën finale dhe që u mbështet nga delegacionet e vendeve të tjera.

Postimi i plotë i nënkryetarit të PD, Kreshnik Çollaku:

Serbia bllokon me “veto” Kosoven, Shqiperia bllokon me “veto” Serbine..,ne COSAP.
Ne Podgorice nga dt 12-14 maj,u mbajt konferenca e COSAP ( konferenca e komisioneve per ceshtjeve evropiane te evropes juglindore).
Ne kete konference mori pjese dhe nje delegacion parlamentar nga Shqiperia.
Ne kete takim nder ceshtjeve te tjera e rendesishme ishte per ne dhe kerkesa qe ,ne me pare kishim paraqitur per pranimin e Kosoves si antare me te drejta te plota ne COSAP.
Duke qene se vendimarrja ne COSAP behet vetem ne menyre unanime, delagacioni Serb, bllokoi me “Veto” kerkesen tone per antaresim te plote te Kosoves.
Ne kunderpergjigje sic kishim paralajmeruar me pare ,Shqiperia vendosi “Veto” propozimeve te Serbise per ti perfshire ne Rezoluten finale te Konferences.
Ne dekalruam se ky qendrim i Shqiperise do te jete i pandryshueshem derisa Serbia te ndryshoje qasje ndaj Kosoves.
Pra sa here dhe derisa kur Serbia te bllokoje antarsimin e Kosoves me Veto,po aq here Shqiperia do te bllokoje me Veto cdo propozim serb ne COSAP,duke pamundesuar Rezolute finale.
Te gjitha delegacionet e tjera mbeshteten kete qendrim te Shqiperise.
Shqiperia mbetet e perkushtuar per integrimin e rajonit ne BE ,dhe bashkpunimin nderrajonal,Shqiperia mbeshtet dialogun Kosove-Serbi,por te pakten ne kete organizem rajonal CoSAP ,Shqiperia do ti pergjigjet ne cdo perpjekje per bllokim te Kosoves nga Serbia me Reciprocitet.

Artikulli paraprak“Evenimenti i Ramës në Athinë”, deputetja e PD, Eralda Bano: Asgjë nuk i jep logjikë çmendurisë dhe kërcënimeve që administrata jonë përballet çdo ditë
Artikulli tjetërKreu i PD Roskovec, sjell rastin e fermerit Sokol Azizi: Mbolli 6 dynym sera pa ndihmën e shtetit, sërish përballet me vështirësi të shumta