“Do të digjemi, nëse prekni shtëpitë tona”, ja momenti kur familjarët hipin në tarracë me bidona me benzinë

Gjashtë familje janë ngritur në protesta kundër vendimit për shembjen e shtëpive të tyre që preken nga projekti Thumanë-Kashar.

Raportohet se 6 familjet, që kanë në përbërje 32 anëtarë në total, nuk janë në skemën e dëmshpërblimit.

Disa prej familjareve kanë hipur tarracën e njërës prej shtëpive dhe kërcënojnë me hapa ekstreme.

Ata kanë kërcënuar se do të’ vendosin flakën vetes me benzinë nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

Ndërkohë IKMT ka mbërritur pranë banesave të tyre dhe është në pritje.

 

 

Artikulli paraprak”Takimi i Ramës në Athinë, hipokrizi”, Baçi: Shkriu ministrinë e Diasporës dhe minoi mundësinë e votimit për emigrantët
Artikulli tjetërDenoncimi i PD, Krujë: Fermerët e Gramzës, Dervenit, Bushneshit dhe Miliskajt, të braktisur nga qeveria. Zero mbështetje në subvencione dhe investime