Merita Bakiu reagon për protestën në zonën e Urës së Lumithit: Banorët meritojnë zgjidhje dhe duhet të dëmshpërblehen

Anëtarja e Kryesisë dhe deputetja e PD, Merita Bakiu, ka reaguar për protestën e banorëve në zonën e Urës së Limuthit, që preken nga autostrada Thumanë-Kashar. Bakiu shprehet se kjo është një ngjarje e paralajmëruar dhe pavarësisht protestave dhe kërkesave të shumta nga ana e qytetarëve, mesa duket kanë rënë në vesh të shurdhët.

Ajo gjithashtu thotë se familjet meritojnë një zgjidhje dhe duhet të jenë në skemën e dëmshpërblimit.

Reagimi i Anëtares së Kryesisë së PD, deputetja, Merita Bakiu:

Ajo që po ndodh me familjet dhe banorët në zonën e Urës së Limuthit që preken nga autostrada Thumanë-Kashar, është një ngjarje e paralajmëruar, e cila, pavarësisht protestave dhe kërkesave të shumta nga ana e qytetarëve, kanë rënë në vesh të shurdhët, sepse kjo qeveri kur vjen puna te interesi i njerëzve, e ka më të lehtë për të mbrojtur interesin e oligarkëve dhe të klientëve të saj.

Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë kërkojmë zgjidhje për këto familje, sepse edhe ata meritojnë një zgjidhje për t’u dëmshpërblyer dhe për të qenë në skemën e dëmshpërblimit.

Për Partinë Demokratike nuk ka interes më të madh se interesi i njerëzve, ndaj do të bëjmë gjithçka që ata të jenë në qendër të programit dhe qeverisjes sonë.

Ndryshimi në Shqipëri është i nevojshëm për ta çmontuar këtë qeveri të korruptuar së bashku me oligrakët e saj, që vjedhin njerëzit për të mbajtur pushtetin dhe procedojnë penalisht qytetarët që protestojnë kundër korrupsionit.

Artikulli paraprakPresidenti Zelensky anulon udhëtimin në Spanjë dhe Portugali, arsyeja mbetet mister
Artikulli tjetërAlma Arrazi u vetëflijua? Eni Çobani ngre dyshime: Kjo nuk është logjikë tek e cila mund të mbështetemi! Nevila Nika: Ka shumë dritë hije