“Asetet e sekuestruara arrijnë vlerën e 80 mln eurove”- Drejtuesja e ILDKPKI raporton te ‘Ligjet’: Organet ligjzbatuese, përmes deklarimit të pasurive nga zyrtarët, kanë zbuluar raste korrupsioni

Drejtuesja e ILDKPKI-së, Evgjeni Bashari, në Komisionin e Ligjeve ka raportuar për punën e institucionit që drejton për vitin 2023.

Bashari është shprehur se kallëzimet penale kanë qenë më shumë se 500  dhe vlera e aseteve të sekuestruara për korrupsion arrin mbi 80 milionë euro që janë adresuar në organet ligj zbatuese.

Duke patur këto deklarime të zyrtarëve, shprehet ajo, janë zbuluar raste të fshehjes së pasurive, pastrim parash apo vepra të tjera që lidhen me korrupsionin.

Është e rëndësishme që Inspektorati i Lartë e ka të mirëpërcatur fushën e kompetencës mbi të cilën ushtron veprimtarinë e tij. Në bazë të këtyre kompetencave është hartuar dhe metodologjia e kryerjes së hetimit. Inspektorati është një organ administrativ, i cili ka ardhur si rrjedhojë e kërkesës së Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit në fushën e parandalimit dhe ka kompetenca për të kryer hetime administrative, për të konstatuar kundërvajtja administrative në deklarata e interesave private, përjashtimisht nëse ka dyshime për vepra penale,, duhet ta adresojë me tej çështjen në organet ligj zbatuese. Dhe këtë kompetence institucioni e ka përmbushur në mënyrë efektive dhe kjo falë dy faktorëve kryesore ne vlerësimin që ne kemi bërë së brendshmi.

Së pari, nga një politikë agresive është ndjekur vitet e fundit, ku është fakt nga të gjitha statistike në që kemi paraqitur raporte që kallëzimet penale kanë qenë më shumë se 500  dhe vlera e aseteve të sekuestruara për korrupsion arrin mbi 80 milionë euro që janë adresuar në organet ligj zbatuese.

Krahas kësaj, krahas referimeve, masat administrative nuk kanë pësuar rënie, por kanë qenë në rritje dhe kanë qenë në trend konstant.

Krahas politikës agresive, është ndjekur dhe një politike ndërgjegjësuese dhe trajnuese. Viteve e fundit, kemi patur shumë aktivitete për të ndërgjegjësuar autoritetet përgjegjëse pranë institucioneve për mënyrën sesi duhet të trajtohen rastet e konfliktit të interesave dhe deklarimit të interesave private ashtu dhe vetë zyrtarët që kanë kërkuar asistencë këshillimore për deklaratat e interesave private

Ky kombinim i politikave agresive me ato ndërgjegjësuese ndër vite jep këtë rezultat, sepse qëllimi i këtij institucioni është të parandalojë korrupsionin e zyrtarëve të përfshirë në skemën e korrupsionit.

Megjithatë, vlen për t’u theksuar se deklaratat e interesave private që janë administruar ndër vite kanë qenë një burim shumë i mirë dhe i vlefshëm për organet ligj zbatuese (Prokuroria, Policia) sepse duke patur këto deklarata dhe duke krahasuar atë çfarë kanë deklaruar zyrtarët ndër me atë çfarë efektivisht është në fakt, kanë arritur të zbulojnë fshehje pasurie, pastrim parash, apo vepra të tjera që lidhen me korrupsionin”, tha Bashari.

Artikulli paraprakGjeorgjia miratoi “ligjin e Rusisë”, SHBA e paralajmëron: Mos u bëj kundërshtare e Perëndimit, kjo mund të jetë një…
Artikulli tjetër“Skandali 5D dhe restoranti The Home”, këshilltarja e PD, Enriketa Papa, thirrje kryebashkiakut Veliaj: Hajde raporto në Këshillin Bashkiak