“Një pjesë e opozitës bashkëpunon me Ramën”, anëtarja e Kryesisë së PD: Protesta para Bashkisë Tiranë një shou

Anëtarja e Kryesisë së PD-së zyrtare Taulanta Jupi, e ftuar në rubrikën Opinion në News 24 deklaroi se një pjesë e opozitës po bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama.

Jupi theksoi se protesta përpara Bashkisë së Tiranës ngjan si një shou, pasi qeveria e Rithemelimi bashkëpunuan për miratime ligjesh dhe për amnistinë penale.

Anëtarja e Kryesisë së PD-së Taulanta Jupi: Ka segmente të opozitës që ditën protestojnë e natën bashkëpunojnë me qeverinë. Pra, një pjesë e opozitës bashkëpunon me Edi Ramën. Në Shqipëri vazhdojnë që të miratohen ligje dhe projektligje, që nuk janë në favor të qytetarëve. Sa i përket kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, unë pres që ai të hetohet nga SPAK. Protesta më duket një shou. Me fjalë duket sikur janë kundër Veliajt, por se ndryshe veprojnë. Edhe ligjin e amnistisë e kaluan bashkë, qeveria dhe Rithemelimi.

Artikulli paraprak“E ardhmja, e zymtë”, BIRN: Emigracioni përgjysmon nxënësit në qarkun e Kukësit! U kyçën dhjetëra shkolla dhe u shkretuan fshatrat
Artikulli tjetërMë 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën