PD “ndez motorrët” për zgjedhjet e 2025, Basha: Rama kryeministër i lodhur dhe i korruptuar

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë një intervistë live në emisionin “Breaking” në Top News.

Basha ka folur në lidhje me përgatitjet e PD për fushtën elektorale të 2025. Basha ka deklaruar se PD është duke u munduar të kthejë debatin politik në të mirë të popullit Shqiptar që ata të jenë të zotët e votës së tyre dhe jo skllevër. Qëllimet e PD sipas Bashës do të jenë transparente dhe në të mirë të qytetarëve.

Duke bërë një krahasim me PS, Basha ka thënë se PD nuk ka më kohë për batuta boshe por i është futur punës duke menduar edhe se si do të zhvillojë fushatën në një mënyrë reale dhe të besueshme nga qytetarët.

Gjithashtu Basha tha se përballë janë dy qeveri paralele ku njëra (PD) është në interes të qytetarëve dhe tjetra (PS) e cila ka një kryeministër të lodhur dhe të mjeruar në të gjitha aspektet si morale ashtu edhe politike. Përsa i përket rekrutimit të antarësive Basha ka thënë se PD ka një pjesmarrje të madhë të rinisë shqipëtare dhe ata po bëhen pjesë e PD pa u deklaruar në media jo si PS e cila sipas tij është duke detyruar antarësimin në PS.

Basha ka thënë se 30% e cila është antarësuar në PD ka marrë të drejta të plota për të dhënë mendime duke marrë parasysh edhe faktin që shumica e tyre janë për herë të parë. Basha ka deklaruar se rinia shqiptare është afruar vetë drejt PD-së për shkak se është lodhur nga qeveria e korruptuar e Edi Ramës. “Një qeveri prej 11 vitesh e korruptuar dhe me një kryeministër të pakorruptuar se beson askush. Shqipëria ka nevojë urgjente për ndryshim rrënjësor” tha Basha.

Përsa i përket partive të reja ai thotë se i bën bashkë qellimi i tyre kundër qeverisjes së Ramës. Ai ka pohuar se është në kontakt me qeveritë e reja të cilat reflektojnë kërkesat e qytetarëve. Sipas Bashës, PS është e shkatërruar së brendshmi nga skandalet gjithashtu nga miliardat e parave të vjedhura të zhvatura nga qytetarët dhe bizneset gjithashtu dhe futja me forcë në administratë publike janë kontenstues të fortë.

Artikulli paraprak“Non gratat” në qeverinë e Serbisë, masha të Putinit, kërcënim për Rajonin”/ Basha: Propozimi im për 50 milionë euro ndihmë për Kosovën, pengohet nga Edi Rama
Artikulli tjetërDeklarata e fortë e gazetarit: “Të sulmosh SPAK-un dhe GJKKO-në e të thuash se po mbajnë të izoluar liderin e opozitës me porosi të pushtetit, s’ka shërbim më të madh ndaj Edi Ramës”