Deklarata e fortë e gazetarit: “Të sulmosh SPAK-un dhe GJKKO-në e të thuash se po mbajnë të izoluar liderin e opozitës me porosi të pushtetit, s’ka shërbim më të madh ndaj Edi Ramës”

“Të sulmosh SPAK-un dhe GJKKO-në e të thuash se po mbajnë të izoluar liderin e opozitës me porosi të pushtetit, s’ka shërbim më të madh ndaj Edi Ramës” – kështu shkruan në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook, gazetari Namir Lapardhaja.

Duke iu referuar qëndrimeve të fundit të Agron Gjekmarkajt dhe Gazment Bardhit, të cilët janë shprehur se kanë zhvilluar takime në Bundestagun gjerman për t’i informuar se si pushteti në Shqipëri po mban të izoluar liderin e opozitës, Lapardhaja shprehet që edhe me lekë t’i paguante Edi Rama për delegjitimim të drejtësisë nuk do t’i shërbenin në mënyrë kaq të shkëlqyer qeverisë.


Më poshtë postimi i plotë i Namir Lapardhasë:

Kur sheh që në dyert e SPAK-ut parakalon e gjithë qeveria me ministrat dhe figurat e saj më të rëndësishme, pastaj ankohesh dyerve të botës se SPAK dhe GJKKO-ja po mbajnë të izoluar “liderin e opozitës” me porosi të pushtetit, nuk ka shërbim më të madh që i bëhet pushtetit.

Edhe me lekë t’i paguante Edi Rama, duke delegjitimuar drejtësinë, praktikisht ata shfajësojnë përditë korrupsionin qeveritar, të gjithë hetimet dhe procedimet e njerëzve të qeverisë i paraqesin të pavlerë në sytë e publikut. Meqë drejtësia është e kontrolluar, edhe kur t’i vijë radha Edi Ramës, ai do ketë precedentin e shfajësimit dhe të ankuarit që po ia bëjnë politikisht ata që nuk e duan. Kështu që ky është një precedent që nuk i del asnjëherë fundi, përsa kohë që të gjithë ata që kanë punë me drejtësinë ankohen dhe krijojnë alibi se po ia bëjnë me porosi.

Artikulli paraprakPD “ndez motorrët” për zgjedhjet e 2025, Basha: Rama kryeministër i lodhur dhe i korruptuar
Artikulli tjetërRruga e vetme!