Rruga e vetme!

Nga Bujar Vreto*

Pastërtia dhe qartësia e Partia Demokratike Dega Librazhd do sjellë rivitalizimin e potencialeve, intelektualëve, kontributorëve, militantëve dhe ç’është më e rëndësishmja do arrihet, aleanca më e madhe me qytetarët, me pak fjalë, çdo njëri do ndihet i lirë, çdo njëri do ndihet si tjetri, çdo njëri do ndihet i barabartë mes të barabartit duke pas mbi supe përgjegjësitë, misionin specifik për të ardhmen e vendit, kjo duhet të jetë PD. Në themelet e diskutimeve me grupin e punës, me demokratët, miqtë dhe qytetarë për programin lokal kemi ndershmërinë, dinjitetin, kontributin personal, intelektualizmin, profesionin dhe meritokracinë e gjithësecilit për të cilën nuk do të bëjmë kompromis dhe mbi këto baza do bëjmë një program realist dhe objektiv për rrethin e Librazhdit.

Ne nuk e konsiderojmë sipërmarrjen në këtë kohë të vështirë si privilegj apo benefit por përgjegjësi në raport me demokratët, të djathtët që janë aset i çmuar i shoqërisë dhe shërbim ndaj popullit pa dallim, pra kemi detyrim substancial që bashkë si ekip të triumfojmë mbi të keqen.

Deviza jonë është të përulemi dhe kujtojmë me mjaft respekt të gjithë personalitetet e 34 viteve që na kanë nderuar me punën e tyre t’i ftojmë ata, të mbajmë kontakte dhe dera të jetë e hapur. Të vlerësojmë dhe të përfshimë në axhendën tonë punën e zyrtarëve që kanë justifikuar besimin e demokratëve, që kanë qëndruar të pakorruptuar, si drejtues partie, administrate, mësues, mjekë e ndihmësmjekë dhe nënpunës të pushtetit lokal. Ne duhet të ndihemi fajtorë edhe pse s’jemi të tillë për të gjitha ata njerëz, intelektualë, militantë, kontributorë, faktorë e qytetarë të lirë që kanë sakrifikuar na kanë mbështetur dhe s’janë përfillur asnjëher nga përfituesit e pushtetit që si hienat kanë zhvatur e pirë gjakun e atyre që meritonin të ishin në vijën e parë. Të distancohemi nga skutaxhinjë e rretheve apo Tiranës që thurin plane se kush e meriton të jetë pjesë e establishmentit e kush jo, e atyre që garojnë e humbin me kundërshtarin (rilindjen) e krenohen kur blejnë votat mes veti (besojnë se ja hodhën popullit apo neve por të jenë të bindur se gjithçka dihet dhe do dalë si drita e diellit në publik) dhe pse kanë filluar të lëvizin si anija pa busull, edhe pse mendojnë se do ju bëjë efekt paratë e vjedhura të jenë të qartë se loja e skutave ka mbaruar, loja e vetulltërheqjes aq sa ishin dhe janë gati të shqyejnë sytë për të përcaktuar drejtuesit tonë, loja për ata/ato që për njëçik deputetllëk nuk lëshonin, oborret, korridoret e zyrat duke lëpire dje Bashën e po të njëjtit persona thithin sot Berishën ju them se nuk pi më ujë, loja e mashtrimit të qytetarëve me dhjetëmijëlekësha është e dalë boje, loja se populli nuk e kupton se ditën bëni si demokratë e natën ndani paratë me pushtetin tashmë është e qartë dhe të jeni të bindur se rrugët janë ndarë aleanca popullore pro SPAK dhe hajdutët kundër SPAK. Pastërtia u nda nga bataku që ka përfituar nga vota e qytetarëve dhe mbështetja jonë kanë marrë benefitet, kanë shpërdoruar besimin, kanë abuzuar duke vjedhur taksat dhe pasuritë publike por sot hajdutët tek drejtësia (SPAK) e ne në ballë për të shpëtuar vendin.

Ne jemi ndërgjegjësuar dhe jemi në veprim, kurrë sdo rrimë peng i së shkuarës, me dinjitet kemi pranuar gabimet mes njëri-tjetrit, me mençuri kemi përfituar nga to duke i korigjuar dhe me forcë do ecim në rrugën e drejtë që kemi nisur. Ne jemi të qartë se në pushtet nuk vihet me sharje as me intriga as duke menduar se populli do votojë symbyllur se hajduti Rama do zëvendësohet me hajdutin Meta apo shpurën e trekëndëshit të Bermudës. Por ne do votohemi duke qënë të qartë, të vërtetë duke u paraqitur me një PLAN TËRËSOR ZHVILLIMOR PËR RRETHIN E LIBRAZHIT, QARKUN E ELBASANIT E MË GJËRË. Ne kemi vendosur të të mos flemë mbi Dafina për barrën e madhe që kemi marrë për sipër, por të paraqitemi dinjitozë bashkë me të vërtetën (sipas nesh) para qytetarëve për hallet individuale dhe problemet komunitare. Në PD po se po, por në gjithë qarkun ka intelektualë të fushave të ndryshme të cilët duhen përfshirë që sëbashku të hedhim idetë në tavolinë ti grupojmë dhe ti kthejmë në alternativë bindëse ku zëri dhe mbrojtja e interesave të popullit të jetë parësore, të jetë përballja me padrejtësitë, me veprime dhe jo mashtrime, koha e fjalëve boshe ka mbaruar është koha e veprave. Këto kapacitete intelektualësh duhet të na mundesojnë rikthimin e vlerave, pra beteja jonë duhet të jetë për një infrastrukturë nga qendra deri në skajet më të largëta të përfunduar si rrugët, shkollat, qendrat shëndetësore, spitalet dinjitoze që meriton vendi jonë.

Gjithashtu ne natyra na ka fal vende me bukuri përrallore që duhet t’i vendosim në efiçencë të plotë dhe për këtë duhet të fokusohemi tek një bujqësi e zhvilluar, blegtori, bletari, pemtari dhe vreshtari e shumëfishuar dhe çdo mundësi për agroturizmin, turizmin malor e çdo gjë tjetër që gjeneron të ardhura për zonat. Implementimi i këtyre projekteve madhore kërkon mund, forcë dhe vendosmëri nga PD, por dhe nga hartuesit e programit që nesër administrata të jetë e detyruar ti zbatojë në përputhje me ligjin. Synimi jonë është që me këtë platformë zhvillimore fuqizojmë ekonominë individuale, zgjerojmë bazën e taksave te ulëta të cilat i perkthejmë në investime dhe përkujdesje për aftesinë e kufizuar, moshat e treta apo aktivitete të tjera pra përmirësojmë cilësinë e jetës në tërësi dhe shpëtojme trevat tona nga kthetrat e mafies që është instaluar këmbëkryq në cdo cep të vendit.

Ndershmëri dhe punë na presin!

*Kryetari i PD Librazhd

Artikulli paraprakDeklarata e fortë e gazetarit: “Të sulmosh SPAK-un dhe GJKKO-në e të thuash se po mbajnë të izoluar liderin e opozitës me porosi të pushtetit, s’ka shërbim më të madh ndaj Edi Ramës”
Artikulli tjetërKurat e shpejta natyrale kundër gurëve në veshka, ja ushqimet që duhet të shmangni