Nga Fitim Zekthi
Në përpjestim të drejtë me rezultatet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, duke hetuar dhe dërguar para drejtësisë njerëz të fuqishëm dhe të paprekshëm për dekada me radhë, bëhet edhe lufta kundër SPAK nga çdo njeri i fortë apo qendër pushteti. Operacioni i djeshëm ndaj shtatë grupeve kriminale që veç se kanë trafikuar qindra e qindra kilogramë kokainë që veç se kanë ndërtuar apo financuar hotele e kulla, që veç se kanë kryer dhjetëra vrasje në Shqipëri apo Spanjë, Holandë, Itali, Greqi, Belgjikë etj, që veç se kanë shkatërruar ligjin dhe sigurinë e jetës dhe pronës në gjithë vendin, kane blerë dhe kontrolluar rezultatet zgjedhore në tre katër qarqe të medha është një sukses gjigand i Prokurorisë.
Ky operacion, SPAK, hetoi dhe arrestoi njerëz që nuk iu përmendej emri e jo më të hetoheshin, hetoi të paprekshëm dhe të pandëshkueshëm. Ky operacion do ti bëjë të gjithe ata që kanë sunduar, dominuar vendin, përdorur pushtetin qoftë politik qoftë kriminal të bëhen edhe më të ashpër në luftën dhe sulmet ndaj SPAK.
Suksesi i SPAK është burim motivini shumë i lartë për qeveritarët e korruptuar, funksionarët e lartë, ish qeveritarët e lartë dhe boset e krimit që të forcojnë aleancën dhe të sulmojnë më fort SPAK. Kështu që kjo luftë do të thellohet, SPAK do vihet edhe më shumë në qendër të përpjekjes për deligjitimim dhe pengim nga koalicioni politiko-bizneso-zullumqaro kriminal i cili udhëhiqet si rregull nga pushteti më i fortë i kërcënuar që është pushteti i qeverisë dhe qeveritarëve të korruptuar. Gjithsesi kur dikush ose kur një grup njerëzish apo një shoqëri përpiqet me mundim dhe zemër për të drejtën Zoti nuk e braktis kurrë atë.
Lufta e SPAK, e çdo prokurori atje, lufta e oficerëve, lufta e gjyqtarëve (edhe në kushte mosbesimi apo “shitjeje” nga njerëz brenda) është e drejtë dhe ka më vete shpresën e një populli të shkelur me këmbë gati 30 vjet rresht. Duke qenë e drejtë, shumë vështirë dhe shpresa e një populli të vuajtur ajo është ne anën e Zotit. Nuk humb kurrë.