“Mafia në Shqipëri e lidhur ngushtë me politikën”- Gazetari italian: Krimi duhet të luftohet! Ja krahasimi me Italinë

Gazetari i njohur italian Stefano Marcelli ka folur në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri. I ftuar në podcastin ‘’Çështja është” e drejtorit të News24 Aleksandër Çipa, ai tha se “mafia është e lidhur ngushtë me politikën”.

Duke krahasuar zhvillimet mes Shqipërisë e Italisë ai u shpreh se në Itali ka parë gjithmonë dikë që lufton krimin, një gazetar, polic apo punonjës administrate.

Ndërkohë tregon përshtypjet e tij se në Shqipëri këtë gjë e ka parë shumë pak dhe se vendi ynë duhet patjetër të luftojë krimin e mafien dhe këtë ta sinjalizojë.

“Që të jemi të qartë problemi quhet mafie dhe nuk ka dyshim që Italia ka një histori shumë të madhe me rrënjë të shtrira e marrëdhënie e fuqishme me politiken por ka një diferencë mes raportit mafia Itali dhe Shqipëri.

Në Itali ka qenë gjithmonë dikush pjesë e shtetit, magjistrat, polic, gazetar e ata janë vrarë sepse kanë luftuar e hetuar mafien e krimin, ndërsa në Shqipëri nuk e shoh këtë.

Shoh që luftohet shumë pak.

Shqipëria duhet të luftojë mafien dhe ta tregojë këtë, ta sinjalizojë. Unë e them se e dua Shqipërinë dhe nuk dua që të identifikohet si mafia”, tha gazetari.

Artikulli paraprak“Kush jep informacion, 30 mijë paund shpërblim”- “The Sun”: Bandat shqiptare kërkojnë ndihmë për kapjen e hajdutëve nëpër fermat e kanabisit
Artikulli tjetërAgron Hoxha tregoj arsyet e arrestimit, vuajtjet në burg, si vriteshin dhe as trupat si ktheheshin familjes dhe si nisi revolta e Spaçit