Karlo Ançeloti është kthyer në version in më të mirë në krye të Realit.
Edhe pse gjatë verës u largua futbollisti kryesor në fazën ofensive, fjala është për Karim Benzema, trajneri italian gjeti balancat e duhura në ekip për të rikuperuar humbjen dhe për të shpërndarë përgjegjësinë në udhëheqjen e ekipit, madje duke regjistruar shifra fenomenale. Me fitoren kundër Deportivo Alavesh, Don Karlo arriti 40 fitore brenda një sezoni te Reali, e përkthyer me 29 në La Liga, 8 në Champions, 2 në Superkupë dhe 1 në Kupën e Mbretit. Ja precedentët me numrat “anormalë” të Ançelotit në “timonin” e Realit.
SEZONI 2023/2024 – Me tri ndeshje ende për të luajtur para përfundimit të etapës ekzistuese, Ançeloti ka barazuar mesataren e tij më të mirë të fitoreve si trajner i Real Madridit, me një mesatare triumfesh prej 77% në 52 ndeshje. Ky rekord është identik me atë të arritur në sezonin 2013- 2014. Gjatë sezonit aktual, madrilenët kanë fituar në 40 nga 53 ndeshjet e luajtura, të cilave duhet t’u shtojmë 11 barazime dhe 2 humbje. Humbja e fundit ndodhi më 18 janar në Kupën e Mbretit kundër Atletiko Madrid. Në La Liga, Ançeloti ka një seri prej 30 ndeshjesh pa humbje.
SEZONI 2013/2014 – Karlo e filloi karrierën e tij të suksesshme me Real Madridin në etapën 2013- 2014, ku arriti në shifrën e 77% të fitoreve (46 sukses në 60 ndeshje). Këtë vit, skuadra fitoi Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampioneve. Në sezonin e dytë, megjithëse mesatarja ndeshjeve me fitore ra në 73% , Ançeloti numëroi 43 fitore në 59 ndeshje, e pasuar me suksesin në Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për Klube.