VIDEO/ Atalanta e Gjimshitit triumfon pastër në finalen e Europa League, bie më në fund Leverkusen

Atalanta e Berat Gjimshitit shkruan historinë, duke fituar 3-0 ndaj Leverkusen në Dublin, në finalen e Europa League. Bergamaskët e nisën ndeshjen në sulm dhe menjëherë u treguan efektiv. Një top i Zappacostës në zonë u shfrytëzua në maksimum nga Lookman në minutën e 12-të, i cili “nuhati” golin.

Gjermanët provuan të reagonin, rasti i parë konkret ishte ai i Stanisic në minutën e 18-të, por vetëm kaq. Në gjysmën e pjesës së parë, nigeriani Lookman u shfaq sërish protagonist. Një top i kthyer keq nga mesfusha solli edhe golin e dytë, e djathta e Lookman ishte e pamundur për t’u arritur nga Kovar.

Në pjesën e dytë, Leverkusen rriti ndjeshëm presionin, por pësoi edhe golin e 3-të nga Lookman në të 75-tën, gol që mbylli një herë e mirë llogaritë. Në fund, festë e madhe për Gjimshitin me shokë, skuadra italiane “rrëmben” trofeun pas një edicioni fantastik në Europa League.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fvideo atalanta e gjimshitit triumfon paster ne finalen e europa league bie me ne fund leverkusen%2F%23gsc.tab%3D0&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

Në krahun tjetër, te Leverkusen provojnë për herë të parë këtë sezon shijen e humbjes.

(video)

Artikulli paraprakPërse shëndoshemi? Mitet e rreme rreth ushqimit dhe metabolizmit
Artikulli tjetërBritania akuza Kinës: Po synon ndihma vdekjeprurëse për Rusinë që t’i përdorë në luftën kundër Ukrainës