Si një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3 të shëndetshme për zemrën, suplementet e përditshme të vajit të peshkut janë një mënyrë popullore për të mbajtur larg rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Rreth 20% e të rriturve më të vjetër se 60 vjeç në Shtetet e Bashkuara i përdorin shpesh këto produkte me synimin për ta mbajtur zemrën të shëndetshme, shkruan CNN.
Megjithatë, një studim i ri zbulon se përdorimi i rregullt i suplementeve të vajit të peshkut mund të rrisë, jo të zvogëlojë rrezikun e goditjes në tru dhe fibrilacionit atrial për herë të parë tek njerëzit me shëndet të mirë kardiovaskular.
Fibrilacioni atrial, i quajtur gjithashtu AFib ose AF, është një lloj aritmie, ose rrahje të parregullta të zemrës, që njerëzit shpesh e përshkruajnë si një rrahje ose goditje në gjoks.
Vaji i peshkut ndihmon vetëm njerëzit me sëmundje ekzistuese të zemrës
Studimi analizoi të dhënat për mbi 415,000 njerëz të moshave 40 deri në 69 vjeç që morën pjesë. Gati një e treta e atyre njerëzve, të cilët u ndoqën mesatarisht për 12 vjet, thanë se përdornin rregullisht suplemente të vajit të peshkut.
Sipas studimit të publikuar të martën në revistën BMJ Medicine, për njerëzit pa probleme me zemrën, përdorimi i rregullt i suplementeve të vajit të peshkut u shoqërua me një rrezik 13% më të lartë të zhvillimit të fibrilacionit atrial dhe një rrezik 5% më të lartë për të pasur një goditje në tru.
Vaji i peshkut pa recetë ka mungesë të pastërtisë dhe konsistencës, si dhe ka ndotës të mundshëm apo metalet e rënda si merkuri që vijnë me peshkun, tha Freeman.
Në fakt, studimi i ri zbuloi se njerëzit me sëmundje ekzistuese të zemrës në fillim të hulumtimit kishin një rrezik 15% më të ulët për të përparuar nga fibrilacioni atrial në një atak në zemër dhe një rrezik 9% më të ulët për të përparuar nga dështimi i zemrës në vdekje kur ata përdornin rregullisht vajin e peshkut.