Kosova, anëtare e asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATO, Beogradi reagon ashpër: Perëndimi shpërbleu fëmijën e vet

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviç tha se pranimi i Kosovës si anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s “e ekspozoi të gjithë politikën e standardeve të dyfishta të Perëndimit”.

Ai e akuzoi Perëndimin se “edhe një herë e shpërbleu fëmijën e vet”.

“Cilat janë sanksionet perëndimore ndaj Prishtinës, gjatë së cilës e ashtuquajtura Kosovë merr liberalizimin e vizave, merr pjesë në të gjitha tubimet ndërkombëtare dhe avancon drejt disa organizatave ndërkombëtare?”, tha Petkoviç.

Ai shkoi edhe më tej, duke thënë se kohët e fundit Perëndimi “po ushtron presion të fortë ndaj Serbisë dhe popullit serb, sepse është e qartë se një Serbi e fortë me Aleksandër Vuçiçin në krye është gjemb në sytë e shumë fuqive perëndimore”.

Artikulli paraprakE zbulon trajneri i Sivasporit, dy skuadra gjigante kërkojnë të “rrëmbejnë” Rei Manajn
Artikulli tjetërSiguria e punëtorëve në rrezik, 5 persona humbën jetën në punë në maj